Fenomeni i erozionit ka shkaktuar dëme të mëdha në fshatin Blinisht të Mirditës.
Disa banesa janë shembur dhe rruga e fshatit është çarë në disa pjesë të saj.
Një grup ekspertësh do të hetojnë për shkaqet e rrëshqitjeve, por një ndër to dyshohet se është moti i keq.
Pamjet të frikshme vijnë nga Mirdita. Brenda 24 orëve një fshat gati është zhdukur plotësisht nga rrëshqitjet e tokës.
Erozioni i ndihmuar edhe nga moti i keq në fshatin Blinisht të Njësisë administrative Orosh shkaktoi dëme të mëdha. Disa banesa u shemben. Rruga është e pakalueshme. Rrjeti elektrik nuk funksionon.
Në zonë nuk mund te jetojë me askush. Zhurma e tokës që rrëshqiste natën nuk do të harrohet nga banorët.
“Kemi shtëpinë, pronën skemi ku të shkojmë, skemi arrit me fjet e me pushu, ndjemi gjatë gjithë kohës zhurmën e tokës që rrëshqiste dhe ishte e pamundur”
Për shkaqet do të hetojnë ekspertët, por banorët e Blinishtit e kanë një shpjegim për këtë që po ndodh.
“Ka nis para dhjetë vjetësh janë bërë punimet e autostradës, ka dhënë vetëm çatrje të vogla fillestare.
“Kur nisëm punimet e autostradës e ka bërë kërkesë vëllai dhe nuk ëhstë marrë kush me të, asnji, atehërë e kam çu shtëpinë time këtu poshte dhe kjo mori rrugën dhe jam detyrur me ik në Lezhë me qira”
Aty ishte edhe kryetari i bashkisë Mirditë Ndrec Dedaj. Ai pranoi se e kanë humbur fshatin Blinisht, por kërkon që të mbrohet rruga e Kombit, pasi e gjitha zona e rrëshqitshme ndodhet ngjitur me këtë segment rrugor.
Dedaj tha se situata tejkalon kapacitetet e bashkisë dhe kërkon mbështetje.
“Kjo situatë i tejkalon mundësitë dhe kompetencat e bashkisë së Mirditës. Qeveria do marrë masat e nevojshme douke sjellë spialistë të shërbimit gjeologjik, që i kemi njoftuar me qëllim që të merren masa që të ruhet Rruga e Kombit nga shembja”
Ndërsa një autogrill pranë Rrugës së Kombit është përpirë i gjithi nga masivi i dheut që erdhi nga shpati i malit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...