Kosova U21 i shënon dy gola të shpejta Azerbajxhanit U21

20:38 | 22 Mars 2018
Arbresh Info

Kosova U21 është duke udhëhequr me rezultat 2 me 0 në ndeshjen kundër Azerbajxhanit U21.

Përfaqësuesja jonë e grupmoshave U21 ka realizuar dy gola të shpejta në ndeshjen si nikoqir në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë mbrëmjen e sotme (e enjte), shkruan portali arbresh.info.

Goli i epërsisë erdhi nga Florent Hasani në minutën e 54′ të pjesës së dytë, por vetëm shtatë minutave më vonë Kosova U21 dyfishoi rezultatin.

Ardian Ismajili futi topin në rrjetën e kombëtares kundërshtare sërish duke shënuar për 2 me 0 në minutën e 61′.

Takimi ndërmjet dy skuadrave është duke u zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme