Superylli i PSG-së, Neymar i ka treguar Lionel Messit se dëshiron të transferohet në Premierë Ligë.
Reprezentuesi brazilian u largua nga Barcelona për transferim te gjiganti në Liga 1 gjatë verës, por ai duket se nuk ka arritur të adaptohet me jetën në qytetin e dritave, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari ka pasur një përplasje të profilit të lartë me Edinson Cavanin dhe nuk ka arritur për të krijuar një lidhje me tifozët e PSG-së. Ai gjithashtu nuk do të jetë pjesë për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit derisa vazhdon të jetë në garë për të qenë i gatshëm për Kampionatin Botëror.
Media spanjolle ‘Diario Gol’ thotë se Neymar vazhdon të ketë një raport të afërt me Lionel Messin dhe i ka thënë atij se dëshiron të transferohet në Angli.
Neymar është mirë në dijeni rreth interesimit të madh nga Real Madridi, i cili është duke kaluar një sezon të tmerrshëm në La Liga. Por, pasi ka shpenzuar katër vite në kampionatin më të madh spanjoll, sulmuesi dëshiron të provoj diçka të re.
Gazeta e lartpërmendur shton se Manchester United dhe Manchester City janë të dy duke kërkuar me plotë seriozitet nënshkrimin e tij.
Real Madridi është tashmë duke shikuar për opsionet alternative duke marrë parasysh çmimin e Neymarit që klubet në Premierë Ligë nuk e shohin aspak problematike. Ylli i Liverpoolit – Mohamed Salah, sulmuesi i Juventusit – Paulo Dybala dhe ylli i Interit – Mauro Icardi janë të gjithë pretendetë të mundshëm.
Florentino Perez raportohet gjithashtu se ka kërkuar transferimin e yllit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski. Por, Cristiano Ronaldo, i cili ka ndikim të madh në klub, nuk dëshiron ta shoh reprezentuesin polak në Bernabeu./arbresh.info/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri