Google ADS

Britania e Madhe ka  kërkuar ndihmë nga BE kundër rrjetit rus të spiunazhit

19:28 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Britania e Madhe ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian që të mbrohet nga rrjeti rus i spiunazhit, transmeton arbersh.info.

Britani e Madhe ka bërë të ditur që spiunët rus do të provojnë të bëjnë sulme të tjera të ngjashme me këtë të fundit.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe ka kërkuar që të bëhen aksione të koordinuara mes shteteve evropiane në samitin që do të mbahet në Bruksel.

“Rusia ka filluar një sulm të nxituar kundër Mbretërisë së Bashkuar” ka thënë May pas arritjes në Bruksel.

“është e qartë që kërcënimet ruse nuk i respektojnë kufijtë dhe ngjarja e helmimit ka qenë pjesë e një sër veprimesh agresore nga ana e Rusisë” ka shtuar May./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme