Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se sot do të ketë takime me Ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit Wess Mitchell. Takime me të ka paralajmëruar edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mbrëmë gjatë një interviste për mediat serbe.
Thaçi ka thënë se Mitchell do të bisedojë për formatin e dialogut me Serbinë.
“Unë do të vazhdoj takimet edhe sot me Wess Mitchell me të cilin do të diskutoj për aktualitetin që e kemi sot, por edhe hapat e mëtutjeshëm” ka thënë Thaçi për Radion Evropa e Lirë.
Të njëjtën gjë e ka paralajmëruar edhe Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se gjatë bisedave me zyrtarë të ndryshëm në SHBA nuk është ndarë i kënaaqur me rezultatet për temën e Kosovës.
Ndryshe, Mitchell ka qëndruar para 10 ditësh në rajon duke e filluar vizitën në Kosovë ndërkohë që qendra e dytë ku është ndalur ka qenë Beogradi.
Ai ka bërë thirrje për normalizimin e raporteve Kosovë –Serbi ndërkohë që në mënyrë specifike ka përmendur Forcat e Sigurisë së Kosovës për krijmin e së cilës ka thënë se nuk ka veto askush.
Por, Mitchell nuk ka dhënë ndonjë indikacion se Thaci dhe Vuciq do të udhëtojnë kaq shpejtë në SHBA. Ai madje kishte hedhur poshtë se po sillte një plan për raportet Kosovë-Serbi duke i quajtur kreativitet gazetarësh raportimet e tilla.
Dy Presidentët kanë udhëtuar fshehtas në SHBA. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ka pasur ndonjë takim ndërmjet tyre.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...