Google ADS

Ambasadori rus thotë se Britania e Madhe ka rezerva mëdha të agjentit nervor Novichok

16:29 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Ambasadori rus në Britaninë e Madhe ka thënë që Britania e Madhe ka rezerva të agjentit nervor Novichok, dhe i ka pasur edhe para se të helmohej spiuni rus Sergei Skripal, transmeton arbresh.info.

Këto deklarata kontraverse janë bërë nga ambasadori rus, Alexander Yakovenko, në një konferencë për media.

Ai ka thënë që ngjarjet gjatë helmimit të spiunit kanë qenë aq të komplikuara sa mund të zgjidhen vec nga një detektiv fiksional.

Skripal dhe vajza e tij Yulia, janë në gjendje kritike pas sulmit me gaz nervorë.

Rreth kësaj ngjarje kanë reaguar të gjithë liderët botëror duke i vënë kështu edhe sanksione Rusisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme