Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar Feride Rushitin për çmimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shkruan arbresh.info.
Veseli përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se zonja Rushiti ka bërë punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vend.
Postimi i tij i plotë në facebook:
“Urime Feride Rushitit çmimin ndërkombëtar për guxim, të ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Zonja Rushiti ka bërë punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vend. Jemi krenarë që me këtë çmim tashmë janë nderuar tri gra nga Kosova: Valdete Idrizi, Arbana Xharra dhe tani edhe Feride Rushiti”, ka shkruar Veseli në facebook./arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi