“Bujqësia është njëri nga sektorët me prioritet të lartë për institucionet tona, dhe kjo është dëshmuar si nga konteksti strategjik, ku ky sektor është përfshirë në të gjitha dokumentet strategjike të vendit, ashtu edhe në aspektin praktik, ku Bujqësia tani për disa vite, është mbështetur me buxhet të konsiderueshëm”, tha sot ministri i Financave Bedri Hamza në ceremoninë e lansimit të dritares “Agro” të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, ku e vlerësoi lartë lansimin e këtij produkti që sipas tij është shumë me rëndësi për tregun në Kosovë, transmeton arbresh.info.
“Duke ditur rëndësinë e këtij sektori për një numër të madh të ekonomive familjare, lansimi i ‘Dritares Agro’, do ti shtoj mundësitë për këtë sektor, duke bërë që qasja në financim për projektet e tyre të lehtësohet dukshëm. Përkundër faktit se shumica e Bankave janë duke kredituar këtë sektor përgjatë viteve, ku kreditë e destinuara për Agro vazhdojnë të mbeten të ulëta. Dhe besoj se një nga arsyet kryesore për këtë kreditim relativisht të ulët, ka qenë perceptimi i rrezikut më të lart për këtë sektor, dhe normat e interesit që kanë reflektuar këtë rrezik”, shtoi ministri Hamza.
Ministri Hamza gjithashtu theksoi se lansimi i këtij produkti, në masë të konsiderueshme do të ulë rrezikun ndaj të cilit janë të ekspozuara Bankat dhe Institucionet jo-bankare, dhe rrjedhimisht, kreditimi për këtë sektor do të shtohet ndjeshëm.
“Sipas informatave dhe analizave fillestare, pritet që përmes këtij produkti të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, do të përfitojnë përafërsisht 1,000 biznese Agro. Natyrisht se një kreditim i tillë, do ti ndihmoj dukshëm punësimit, dhe formalizmit të këtij sektori”, shtoi ministri Hamza.
Ai bëri të ditur se lansimi i këtij produkti, vjen si rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm midis Qeverisë, Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe donatorëve, në këtë rast Bankës Zhvillimore Gjermane.
“Pas negociatave të suksesshme midis dy qeverive, Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Gjermane, KFW ka konkluduar negocimet me Fondin për Garanci Kreditore, dhe sot jemi këtu për lansimin e këtij produkti. Duhet thënë se kontributi i Qeverisë Gjermane prej 5 milion Euro në kapitalin e Fondit për ‘Dritaren Agro’, dhe rreth gjysmë milion EUR për asistencë Teknike, vjen pas kontributit fillestar në vlerë prej 2 milion euro, që është paguar në fund të vitit të kaluar”, shtoi ministri Hamza.
Me rastin e lansimit të dritares “Agro”, ministri Hamza gjithashtu theksoi se Fondi për Garanci Kreditore është një shembull shumë i mirë i bashkëpunimit të shumë akterëve, dhe se ky bashkëpunim do të ndikoj në qëndrueshmërinë afatgjate të këtij Fondi.
“Falënderoj Qeverinë gjermane për interesimin dhe kontributin në forcimin e këtij institucioni, dhe shprehi bindjen se përkrahja për këtë institucion do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Një falënderim i veçantë shkon për Qeverinë Amerikane, përkatësish USAID-in për kontributin e tyre në themelimin e Fondit, si dhe për SIDA-n suedeze dhe Bankën Botërore për interesimin e tyre për ta ndihmuar këtë institucion”, shtoi ministri Hamza./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...