Google ADS

Zgjedhet kryetari i ri i Bordit të BQK-së

14:26 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës sot me shumicë votash zgjodhi Flamur Mrasorin për Kryetar të Bordit të BQK-së.

Mrasori ka punuar në BQK për mbi 11 vite ku ka ushtruar funksione të rëndësishme,përfshirë funksionin e Sekretarit të Bordit Ekzekutiv të BQK-së dhe të Këshilltarit të Guvernatorit. Gjatë periudhës së shërbimit të tij në BQK, ai ishte i përfshirë në të gjitha proceset e rëndësishme për realizimin e objektivave të BQK-së.

Si kryesues i Komisionit për Integrime Evropiane të BQK-së, Mrasori ishte pjesëmarrës në procesin e dialogimit të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Po ashtu, z.Mrasori ishte pjesëmarrës i rregullt i delegacionit të BQK-së në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Po ashtu, dy herë ka qenë Zëvëndësguvernator i përkohshëm i Republikës së Kosovës në FMN gjatë takimeve vjetore.

Mrasori është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Më datë 26 janar 2018 është zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe më datë 5 shkurt 2018 është emëruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës në pozitën anëtar joekzekutiv i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme