Familjarët e 4-vjeçarit Almir Aliu, sot në Kuvendin e Maqedonisë realizuan takim me grupin e deputetëve të BDI-së, ku diskutuan për rastin e vrasjes së Almirit të vogël.
Pas këtij takimi është vendosur që të formohet grup pune, i cili do të rishikojë gjithë rastin për Almirin, njofton Telegrafi Maqedoni.
Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, tha se pret që në këtë proces do të zbardhen të gjitha shkeljet procedurale dhe padrejtësitë e bëra nga Prokuroria.
Iniciativa për themelimin e grupit të punës për rastin e Almirit, parasheh që në këtë grup të përfshihen deputetë nga gjitha grupet parlamentare, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të familjes së Almirit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...