Horror në parlamentin holandez, bie një person nga ballkoni

14:09 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Një burrë ka rënë nga ballkoni në Parlamentin e Holandës, duke tmerruar kështu deputetët të cilët vrapuan për ta ndihmuar.

Ishte deputeti Arno Rutte duke folur kur dëgjohet zëri i dikujt duke bërtitur dhe rënë, transmeton portali arbresh.info.

Në këto momentet Rutte largohet nga foltorja dhe vrapon të ndihmojë.

Zyrtarët ende nuk kanë konfirmuar gjendjen e të rrëzuarit, por se ai është dërguar menjëherë në spital.

Dëshmitarët i kanë thënë De Telegraaf se personi ishte duke u sjellë në mënyrë të çuditshme para incidentit.

Gazeta holandeze tha se njeriu ishte një aktivist i drogës i cili kishte premtuar të “zgjojë politikanët”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme