Google ADS

Dorëhiqet edhe një asambliste nga VV: Kam hasur në vështirësi, akuza dhe shpifje

12:58 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Asamblistja e VV’së në Komunën e Shtimës, Marigona Pajaziti, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e këtij subjekti politik.

Ajo ka thënë se iu është bashkuar VV’së me plotë vullnet dhe dëshirë për të punuar për qytetin, mirëpo ka hasur në vështirësi.

Ky është statusi i plotë i saj:

Të dashur bashkëqytetarë të Shtimes!
Kohë më parë vendosa të çasem aktivisht në politikë, dhe Lëvizja Vetëvendosje ishte subjekti që nga jashtë dukej të ishte subjekti serioz që unë të ja përkushtoj kohën, besova që brenda saj do të ketë demokraci dhe liri veprimi, që unë të mund të përfaqësoj qëndrimet e mia karshi qytetarëve të Shtimes! Në zgjedhjet e fundit komunale unë isha femra më e votuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Shtime, dhe si e tillë u zgjodha asambleiste e kuvendit komunal.
Me kalimin e kohës në qendrën e LVV në Shtime, të cilës ju bashkova me plotë vullnet dhe dëshirë për të gjetur bashkëpunim reciprok në lidhje me proceset dhe problematikat e qytetit tim, hasa në vështirësi, ku nga kjo qendër dolën akuza dhe shpifje të pabaza, etikime personale për mua dhe familjen time. Me injorancën e të menduarit të tyre më cenonin të drejtën dhe lirinë e shprehjes. Ata tentuan monopolizimin e mendimeve të tyre, me shantazh, me padituri njerëzit që nuk kanë arritur për vite me radhë të mbledhin as votat minimale nëpër fushata elektorale.
Unë sot jap dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, duke dalur si asambleiste e pavarur.
Qendra në Shtime le të vazhdojë ashtu siç ka vazhduar me të njëjtit njerëz në kryesi të cilët janë 60% të pa votuar nga elektorati. Në një ambient të tillë, unë nuk e ndjej më veten pjesë të tyre. Këto janë disa nga arsyet themelore që më bënë të marr këtë vendim sfidues, duke mos harruar falënderim për disa anëtarë që më mbështetën gjatë të gjitha fazave. Unë do të vazhdoj si e pavarur rrugëtimin tim me qëllimin e përhershëm t’i përfaqësoj qytetarët në formën më të denjët në mënyrë që vota e juaj të çmohet me punën dhe respektin më të madh.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme