Shteti i Kosovës shumë shpejtë mund të jetë pjesë e Interpolit nëse i siguron votat e mjaftueshme të shteteve anëtare. Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock e ka njoftuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn, se anëtarësimi i Kosovës ka hyrë në agjendën e INTERPOL’it -Policisë Ndërkombëtare. Gjithçka do të ndodhë në Dubai, në nëntor të këtij viti.
Në letrën njoftuese drejtuar ministrit të brendshëm të Kosovës, Stock, thotë se ndihet i nderuar që për këtë është diskutuar në Komisionin Ekzekutiv të Interpolit, i cili e ka pranuar aplikacionin e Kosovës, raporton Express.
Stock, në letër ka shprehur falënderim për interesin që sipas tij e ka dëshmuar Republika e Kosovës për t’iu bashkuar INTERPOLIT.
Vitin e kaluar autoritetet në Kosovë deklaruan se kishin hequr dorë nga anëtarësimi në Interpol, Asambleja e Përgjithshme e së cilës u mbajt në 26 deri 27 shtator 2017, për shkak se nuk kishte votat e mjaftueshme.
Kjo është letra e plotë e Sekretarit Të Përgjithshëm:
I nderuar ministër
I referohem aplikacionit në pritje për anëtarësim në Interpol nga Republika e Kosovës.
Jam i nderuar të ju njoftoj se Komisioni Ekzekutiv i Interpolit, në takimin më 6-8 mars, gjatë sesionit të 197’të, ka diskutuar aplikacionin për anëtarësim të Republikës së Kosovës në Interpol.
Në përputhje me dispozitat e artikullit të katërt të Kushtetutës së Interpolit dhe Rezolutës së Përgjithshme të Asamblesë GA-2017-86-RS-01, aplikacioni i Republikës së Kosovës për Interpol është vendosur që të shqyrtohet në axhendën e përkohshme të sesionit të 87’të të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit./Gazeta Express/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre