Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e udhëhequr nga Natalia Apostolova, ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, duke e quajtur moment të rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Në deklaratën e Zyrës së BE-së, në Kosovë thuhet se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nga ana e Kuvendit të Kosovës paraqet një arritje të rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj.
Më tutje thuhet se shpresojmë dhe presim që bashkëpunimi ndërpartiak për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të jetë shenjë e lëvizjeve të ardhshme në çështjet me rëndësi të madhe për Kosovën.
Kjo është deklarata e Zyrës së BE-së në Kosovë:
“Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nga ana e Kuvendit të Kosovës paraqet një arritje të rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj. Ratifikimi është shembull konkret i përkushtimit të Kosovës ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore. Gjithashtu, kjo nënkupton se u përmbush një nga dy kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Dëshirojmë të shprehim urimet tona të përzemërta për ligjvënësit e Kosovës që e bënë të mundur këtë gjë. Procesi ishte i gjatë dhe me raste i mundimshëm, por në fund u arrit rezultati i duhur për popullin e Kosovës.
Sidoqoftë, me keqardhje pamë që diskutimi në Kuvend u pengua nga përpjekje të vazhdueshme për t’i ndërprerë procedurat duke lëshuar gaz lotsjellës. Ne, i dënojmë me forcë të gjitha aktet e dhunës kundër ligjvënësve të Kosovës; praktika të tilla nuk kanë vend në diskursin politik.
Shpresojmë dhe presim që bashkëpunimi ndërpartiak për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të jetë shenjë e lëvizjeve të ardhshme në çështjet me rëndësi të madhe për Kosovën. Tash, vëmendja duhet të përqendrohet në forcimin e rezultateve të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presim që të gjitha palët të vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet për përmbushjen e kriterit të mbetur për liberalizimin e vizave dhe për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës”./arbresh.info/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite