Minxhozi: Votimi i demarkacionit është fitore e Kosovës

11:46 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë se votimi i Marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, do të thotë një fitore, jo vetëm e klasës politike, por e mbarë shoqërisë kosovare.

Ai në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se pas trysni së madhe të shoqërisë kosovare është miratuar demarkacioni, votimi i së cilit sipas tij, është i vonuar.

“Por nuk është vonë për të realizuar ato objektiva, dhe për të rrugëtuar sa më shpejt drejt Bashkimit Evropian (BE). Kjo votë do të thotë hapje e rrugës për liberalizimin e vizave, ku pengesa kryesore që e ka mbajtur Kosovën larg nga ky proces shumë i rëndësishëm ka qenë tema e demarkacionit”, ka shtuar Minxhozi.

Po ashtu ai në këtë intervistë ka folur edhe rreth bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se është në rrugën e duhur, por që përballet me disa vështirësi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme