Google ADS

“Lugina kurrë nuk do të jetë e Kosovës, por Prishtina është e Serbisë”

11:32 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Serbi ka reaguar pas deklaratës së kryeparlamentarit Veseli që do donte që Lugina të bëhet pjesë e Kosovës, transmeton portali arbresh.info.

Zyra e Qeverisë për Kosovë sot i ka dërguar një mesazh Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, se Presheva, Medvegja dhe Nishi kurrë nuk do të jenë pjesë e territorit të Kosovës, por Prishtina është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë.

“Kadri Veseli le të mos jetë i lumtur sepse Kosova kurrë nuk do të jetë një shtet, as Presheva, Medvegja apo Nishi nuk do të jenë pjesë e të ashtuquajturës ‘Republika e Kosovës’, por Prishtina është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë dhe do të jetë shtetas serb”, thanë ata nga Zyra për Kosovën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme