Google ADS

Arrestohen tetë persona nën dyshimin e kontrabandimit me emigrantë

10:50 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme me urdhëresë të gjykatës ka arrestuar tetë persona të dyshuar në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Arrestimi ka ardhur për shkak që personat në fjalë dyshohet se kanë kryer kontrabandë me emigrantë.

Njësia policore ka bërë edhe kontrollimin e shtatë objekteve në vende të ndryshme, ku janë gjetur dhe konfiskuar dy pasaporta të shteteve të ndryshëm, dymbëdhjetë telefona mobil, katër pistoleta, 40 fishek, një IPED, një USB dhe disa dokumente të tjera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme