Rita Ora nuk e harron Kosovën

10:41 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Ka kaluar më shumë se një muaj që nga koha kur këngëtarja kosovare me famë botërore ka performuar në koncertin madhështorë të pavarësisë së Kosovës.

Por, kjo ngjare duket se i ka lënë përshtypje të madhe Ritës e cila ka vazhduar me postimin e imazheve nga koha kur ishte në vendlindje, shkruan arbresh.info.

Këtë e ka bërë përsëri në një postim në Instagram, ku ka treguar që këto imazhe janë të shkrepura gjatë udhëtimit drejt Kosovës.

‘Kam bërë gjëra vërtetë të mirë këtë të shtunë!! Nuk po më pritet që të ju tregoj. Ndërkohë këtu jam gjatë rrugës për në Kosovë’ ishte shkrimi i Ritës në këto imazhe.

Ndërsa, koncerti i pavarësisë i mbajtur me 17 shkurt në sheshin ‘Nënë Tereza’ mblodhi rreth 300 mijë njerëz që kishin ardhur për ta përcjellur yllin botërorë./Arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BgmmU3PH5F6/?taken-by=ritaora

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme