Paris Hilton befason duke treguar rezultatet nga palestra

10:45 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Ajo është magnet për vëmendjen, pavarësisht se ku shkon.

Dhe, Paris Hilton siguroi që të gjithë sytë të ishin në të, përderisa ajo vuri stilin e saj të veçantë të modës në ekran, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

Hilton tregoi guximin e saj në veshje duke u paraqitur me një kostum me shirita me ngjyra dhe një sytjen të zi.

Trashëgimtarja, 37 vjeçare shfaqi stilin e saj të veçantë përderisa u paraqit në Los Anxhelos. Përderisa Paris ishte e mbuluar kokë e këmbë, vetëm sytjena e zezë i tregoi barkun e rrafshët, duke i treguar të gjithëve për rezultatet e punës së saj në palestër.

Ndërsa flokët e saj bionde kishte vendosur t’i linte kaçurrela të lira duke i kombinuar me një grimë të lehë në fytyrë.

Ndryshe, ka pak muaj kur Paris Hilton u fejua./Arbresh.info 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme