Google ADS

Drecun: E papranueshme që Asociacioni të përdoret për shantazhim

10:18 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovën Milovan Drecun ka thënë se vendet perëndimore nuk janë duke treguar gatishmëri për të zgjidhur problemin me Kosovën, por se po e inkurajojnë Prishtinën të vazhdojë refuzimin për të zbatuar marrëveshjen e dakorduar, transmeton portali arbresh.info.

“Vendet perëndimore nuk tregojnë një gatishmëri për të zgjidhur problemin afatgjatë të Kosovës, por inkurajojnë Prishtinën të vazhdojë refuzimin e saj për të zbatuar atë që rënë dakord, që është formimi i komunave serbe”, tha sot kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën.

Sipas Drecun, Perëndimi po përpiqet të bindë Beogradin që të bëjë lëshime, që mendohet të jetë ulësja në OKB për Kosovën, por që në Serbi është e papranueshme.

“Është e qartë se Perëndimi po përpiqet të bindë Beogradin për të bërë lëshime. Një konçesion kyç për ta do të ishte që disi t’i hapte derën e Kombeve të Bashkuara. Në Beograd është, natyrisht, e papranueshme”, ka thënë Drecun për RTS.

Më herët është raportuar që shtetet e fuqishme evropiane si Franca e Gjermania kanë propozuar që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe në këmbim të njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme