Google ADS

Joksimoviq: Nuk e di pse Rama merret me Serbinë

09:03 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Ministrja serbe e Integrimeve Evropiane Jadranka Joksimoviq ka thënë se nuk e kupton pse kryeministri shqiptar Edi Rama po merret me euro-integrimin e Serbisë, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk e di pse Edi Rama merret me Serbinë dhe procesin tonë të Eurointegrimit në një mënyrë kaq të çmuar”, tha ministrja për “Vecernje Novosti”, pas deklaratës së kryeministrit shqiptar.

Rama për “Politico” ka thënë se nuk ka shans që Serbia të hyjë në Bashkimi Evropian para Shqipërisë, duke vlerësuar se që të ndodhë kjo duhet një mrekulli, dhe ai është i bindur se kjo nuk do të ndodhë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme