Real Madridi zgjedh Lewandowskin para Kane

08:51 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Sulmuesi polak i Bayern Munichut, Robert Lewandowski thuhet se është i zgjedhuri i drejtuesve të Real Madridit për sulmin në sezonin e ardhshëm.

Mbretërit nuk janë duke përjetuar sezonin e tyre më të mirë dhe po vuajnë numrin e paktë të fondit të lojtarëve, shkaku i largimeve të mëdha që bënë në afatin e kaluar veror.

Megjithatë, drejtuesit e klubit madrilen si duket janë ‘mbushur’ mend dhe tani duan ta kenë një skuadër me më shumë futbollistë që mund ta bëjnë diferencën.

Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë për Mbretërit, të cilët do të kërkojnë përforcime të mëdha, ku sulmi mendohet te jetë faza ku do të intervenojnë më shumë.

Francezi Karim Benzema mendohet të jetë i pari që do të largohet nga Santiago Bernabeu dhe Reali është lidhur me shumë sulmues të njohur si zëvendësues të tij.

Por, sipas gazetës spanjolle AS, polaku i Bayernit, Lewandowski, i cili thuhet se ka marrëveshje me klubin, është zgjedhur nga hierarkia para anglezit të Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Klubi mbretëror beson se Bavarezët do të pranojnë ofertën e tyre që sillet rreth 100 milionë euro.

Përveç polakut dhe Kane, Reali është lidhur edhe argjentinasin e Interit, Mauro Icardi dhe Sergio Agueron e Manchester Cityt. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme