Google ADS

Del në shitje iPhone X me fytyrën e Vladimir Putin

00:37 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

A keni para dhe sdini ku ti shpenzoni?

Jeni një fans i çmendur i presidentit Rus Vladimir Putin? Jeni besnik i Apple?

Sot është dita juaj me fat.

Prodhuesi i telefonëve luksozë Caviar ka një surprizë.

Kompania e cila solli një iPhone 6S 3,200 dollarësh me fytyrën e Putin 3 vite më parë, tashmë ka një tjetër produkt të kësaj kategorie.

Për të festuar fitoren e Putin të Dielën, kompania prezantoi një iPhone X të mbuluar në ar 24 karat dhe bart portretin e Putin në pjesën e pasme.

Caviar do të ndërtojë 76 modele të tilla, po aq sa edhe fitorja e Putin prej 76% të votave në zgjedhjet e së dielës.

Por sa kushton telefoni? Ju duhen 4,700 dollarë për një model 64GB.

Nëse nuk mjafton, një model 256GB kushton 5,000 dollarë. /PCWorld Albanian

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme