Deputetët e Vetëvendosjes kishin mbetur pa gaz në seancën ku u ratifikua marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.
Vetëvendosje sot ndërpreu katër herë seancën për demarkacionin duke hedhur gaz në seancë. Kjo parti kishte edhe më shumë gaz me vete në sallë, por pas ekzaminimeve iu hoqën bombolat tjera të gazit.“S’kishim më gaz, sepse e kishin marrë. Disa herë na kanë larguar për të bërë ekzaminime. Ka qenë një ditë tejet e ngarkuar. S’kishte më gaz, andaj s’kishte pse të qëndronim më aty”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.
Haxhiu ka thënë se me vendim të partisë, ajo dhe kryetari Albin Kurti ishin të përjashtuar nga gjuajtja me gaz lotsjellës, ndërsa deputetët tjerë kishin shprehur gatishmërinë që të bënin veprime të tilla./koha.net
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...