Sarkozy zyrtarisht nën hetime

23:17 | 21 Mars 2018
Trina Galanxhi

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy zyrtarisht është vënë nën hetime lidhur me akuzat se ai ka pranuar fonde nga ana e liderit të ndjerë të Libisë.

Ai po hetohet për financimin e paligjshëm të fushatës, shpërdorimin e fondeve publike libiane dhe korrupsionin pasiv, transmeton portali arbresh.info

Sarkozy është marrë për dy ditë rresht në pyetje mbi financimin e fushatës së tij në vitin 2007.

Sarkozy, 63 vjeç, ka mohuar akuzat, duke thënë se ato kanë të bëjnë me një lloj hakmarrje për vendimin e tij për të vendosur fluturimet luftarake franceze gjatë kryengritjes në kohën e përmbytjes së Gaddafit në vitin 2011.

Politikani i qendrës së djathtë dështoi në përpjekjen e tij për t’u kthyer në pushtet në vitin 2012, duke humbur ndaj socialistit François Hollande.

Në vitin 2013, Franca hapi një hetim për akuzat se fushata e Sarkozy kishte përfituar miliona euro fonde të paligjshme nga Gadafi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme