Ahmeti: Kosova dhe rajoni po japin prova se janë të palëkundur në përkushtimin e tyre euro-atlantik

22:44 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Politikani shqiptar në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi është hap drejt rrugëtimit evropian.

Ahmeti në një postim në Facebook ka thënë se vendimet e drejta jo gjithmonë janë të lehta.

Sipas tij, Kosova dhe rajoni po japin prova se janë të palëkundur në përcaktimin dhe përkushtimin euro-atlantik.

“Kosova dhe rajoni po japin prova se janë të palëkundur në përcaktimin dhe përkushtimin e tyre euro-atlantik, andaj dhe meritojnë vlerësim të menjëhershëm nga Brukseli. Bashkimi Evropian në prill dhe qershor duhet të ofrojë provë konkrete të konsensusit të vendeve anëtare mbi domosdoshmërinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme