Kosovë – Serbi, ndeshja luhet pa simbole shtetërore

22:30 | 21 Mars 2018
Arbresh Info

Ndeshja në hendboll ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet pa simbole shtetërore.

Përfaqësuesja e Kosovës U20 për ferma do të përballet me kombëtaren e Serbisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Kampionatit Botëror, shkruan portali arbresh.info.

Mirpo, siç raportojnë mediat serbe, Federata Serbe e Hendbollit ka vendosur që ndeshja kundër Kosovës të mos zhvillohet me simbole shtetërore.

Përveç kësaj, në këtë ndeshje nuk do të ketë tifozë dhe mediat nuk do të jenë të pranishme gjithashtu.

Takimi luhet në Kovilovo këtë të premte duke filluar nga ora 16:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme