Palestinezja që i ra shpullë ushtarit izraelit dënohet me burg

22:22 | 21 Mars 2018
Trina Galanxhi

Një adoleshente palestineze është arrestuar pasi kishte goditur një ushtar izraelit.

Në marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, ajo është dënuar me tetë muaj burg, transmeton portali arbresh.info

Ahed Tamimi kishte pranuar të pranonte fajin për katër nga 12 akuzat me të cilat ajo u përball, duke përfshirë sulmin, tha avokati i saj.

Ajo gjithashtu do të paguajë një gjobë prej 5.000 sikli (1.440 dollarë) dhe të pranojë një mandat të mëtejshëm prej tetë muajsh  burg, të pezulluar.

17 vjeçarja u arrestua pasi u filmua duke goditur dy ushtarë izraelitë jashtë shtëpisë së saj në dhjetor.

Vendimi i gjykatës do të thotë se ajo do të lirohet këtë verë, sepse dënimi përfshin kohën e shërbyer, tha avokati i saj Gaby Lasky që u  citua nga agjensia e lajmeve AFP./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme