Saliji: Dorëheqja ime, vetë akt moral

22:15 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i drejtësisë, Bilen Saliji, ka mohon edhe një herë gjatë ditës së sotme se dorëheqja e tij i paraprinë paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev për rikonstruim të Qeverisë dhe zgjerim të shumicës parlamentare. Saliji shton se nuk është përgjegjësi e tij të komentojnë nëse dikasteri i mbetet ose jo BDI-së.
“Për këto vendos lideri i BDI-së bashkë me partnerët e koalicionit, kështu që pyetjen adresoni atje. Në pamundësi dhe mungesë të kompetencave të ministrit të Drejtësisë që drejtpërdrejtë të ndërhyjë në punën e Prokurorisë dhe organeve të tjera gjyqësore, unë e vlerësova si të nevojshëm aktin e tillë i cili është vetëm moral dhe personal” – deklaroi Bilen Saliji, Ministër i Drejtësisë në dorëheqje për Alsat-M.

Saliji ditë më parë nga Qeveria njoftoi dorëheqjen e tij për shkak të, sic theksoi obligimit moral që e ndjenë pas rikualifikimit të veprës në rastin e Almir Aliut nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. Megjithatë dorëheqja e tij në opinion u cilësua si jo e sinqertë për faktin se vjen para rikonstruimit të paralajmëruara tashmë disa muaj nga kryeministri Zaev. Këto zëra i mohon edhe Qeveria e cila thotë se për rikonstruimin do të prononcohet kryeministri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme