Google ADS

Man Utd përgatitë 40 milionë për Raphael Varanen

22:03 | 21 Mars 2018
Arbresh Info

Jose Mourinho është i gatshëm për të joshur Raphael Varanen në Manchester United këtë verë dhe zyrtarët e klubit janë të përgatitur për të shtruar një ofertë prej 40 milionë funta për yllin e Real Madridit.

Portugezi ka punuar me reprezentuesin francez në Santiago Bernabeu dhe beson që 24-vjeçari është zgjedhja e problemeve të United në qendër mbrojtje, transmeton portali arbresh.info. Mourinho dëshiron të shtoj në skuadrën e tij një tjetër mbrojtës qendror këtë verë derisa vazhdon të jetë në kërkim të një partneri ideal për Eric Baillyn.

Sipas një raporti nga ‘Mirror’, Varane është parë si përforcim perfekt.

Derisa bordi i Manchester United është i lumtur për të ofruar 40 milionë funta, zyrtarët në Real Madrid e vlerësojnë francezin me një shumë rreth 50 milionë funta.

Kjo nuk është hera e parë që Mourinho dhe Manchester United kanë tentuar largimin e tij nga Spanja pasi trajneri portugez është përpjekur për të transferuar atë edhe në Stamford Bridge në vitin 2014 kur ishte trajner i Chelseas.

Sir Alex Ferguson ishte përpjekur për të nënshkruar me të në vitin 2011 para se ai të kalonte në Madrid, por trajneri legjendar dështoi për të siguruar një marrëveshje me të duke përfunduar me transferimin e Phil Jones nga Blackburni.

Por, persona të brendshëm në United besojnë që transferimi i tij i shumëpritur në Angli mund të ndodhë këtë verë./arbresh.info/

Të ngjashme