Përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian, nënkryetarja Federica Mogherini, Komisionari për Migracion, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos dhe Komisionari për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn, pas ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi kanë dhënë një deklaratë të përbashkët, shkruan Indeksonline.
Kjo është deklarata e tyre e përbashkët:
“Ratifikimi i sotëm i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, nga Kuvendi i Kosovës, paraqet një arritje të vërtetë, një progres të mirëpritur dhe konkret, në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe Strategjinë e re të Komisionit për Ballkanin Perëndimor. Ratifikimi është gjithashtu përmbushja e njërit prej kritereve kryesore për liberalizimin e vizave të Kosovës. Siç tha kryetari Juncker gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, është një hap vendimtar drejt liberalizimit të vizave, nga i cili do përfitojnë para së gjithash qytetarët.
Në vitin 2016, Komisioni Evropian i propozoi Këshillit dhe Parlamentit Europian heqjen e kërkesave për viza për qytetarët e Kosovës me të kuptuarit se Kosova do të ratifikojë Marrëveshjen e Ndarjes së Kufirit me Malin e Zi dhe do të forcojë të dhënat e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vlerësimi i procesverbalit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon edhe në dritën e informacionit të fundit të dhënë nga autoritetet e Kosovës.
Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët në Kosovë të vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet e suksesshme për të arritur udhëtimin pa viza për popullin e Kosovës dhe në interes të rajonit “, thuhet në deklaratën e tyre.
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme
Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin...
Gjendet pothuajse kudo dhe lufton edhe kundër kancerit