Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq ishte kërcënuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq se do të vritej nëse nuk i bashkohet Listës Serbe, partisë së serbëve të Kosovës që kontrollohet nga Beogradi.
Kështu të paktën pretendon dëshmitari Goran Petroviq, ish-ushtarak i Serbisë, që kishte qëndruar bashkë me Ivanoviqin në burg të Mitrovicës.
Në një audio incizim, të cilin e ka siguruar RTV Dukagjini, Goran Petroviq dëgjohet tek flet me kryetarin e republikanëve të Serbisë Nikolla Sanduloviq, të cilit i rrëfen për sulmin që i ndodhi atij katër ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Petroviq, 15 minuta pas një rrahje brutale që kishte pësuar, kishte telefonuar kryetarin e republikanëve të Serbisë, Nikolla Sanuloviqin për t’i kërkuar ndihmë dhe për t’ia shpëtuar jetën.
Ai gjatë kësaj bisede telefonike me kryetarin e partisë republikane të Serbisë, dëshmon që ka qenë në burg së bashku me Oliver Ivanoviqin dhe se pas lirimit, ata të dy janë takuar në Beograd dhe se, sipas Petroviq, Oliver Ivanoviq ishte takuar me Aleksandar Vuçiqin, i cili e kishte kërcënuar Ivanoviqin që nëse nuk i bashkohet Listës Serbe do të vritej.
Sipas Goran Petroviq, Oliver Ivanoviqi kishte paralajmërime që do të ekzekutohej nga Milan Radojiçiqi.
Aty ai tregon se ka qenë vetë Ivanoviq që i kishte treguar se është i kërcënuar nga Vuçiq.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...