Neymar do të jetë jashtë fushës edhe gjashtë javë pas operimit të tij në këmbë.
Kjo do të thotë që lojtari më i shtrenjtë në botë do të përballet me një garë për të qenë i gatshëm për të luajtur për Brazilin në Kampionatin Botëror në Rusi, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi i PSG-së është kontrolluar në spitalin Mater Dei dhe doktori i skuadrës kombëtare të Brazilit ka njoftuar për gjendjen e tij duke treguar edhe kohën për ndonjë rikthim të mundshëm.
“Në prag të një kompeticioni si Kampionati Botëror, është gjithmonë pak e frikshme”, ka thënë fillimisht doktori që e vlerësoi operacionin si të suksesshëm.
“Ai fillimisht ishte i zemëruar në momentet e para, por fuqia e rikuperimit dhe ajo mendore i lejuan atij të përmbys atë. Ajo që është e sigurt është që lojtari dëshiron të rikthehet sa më shpejtë që është e mundur. Por, pas operimit, ne kemi vendosur si shënjestër gjashtë javë para ekzaminimeve të zhvillime nga rigjenerimi i tij”
26-vjeçari u lëndua gjatë në ndeshje në ligën franceze ndërmjet Paris Saint Germain dhe Marseilles duke u detyruar të largohet nga fusha pas goditjes që mori në këmbë./arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj