Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.
Ajo në llogarinë e saj në rrjetin social, Twitter, Fajon ka shprehur gëzimin e saj që deputetët kosovarë kanë ratifikuar demarkacionin.
“Jam shumë e lumtur prej lajmeve pozitive nga Kosova, ku është votuar marrëveshja e demarkacionit”, ka shkruar Fajon.
“Është kaluar një pengesë e rëndësishme për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka vlerësuar ajo.
“Unë do të jap maksimumin tim që liberalizimi i vizave për në BE të bëhet realitet shpejt”, është zotuar Fajon.
“Kosova nuk ka qenë kurrë më afër Evropës”, ka vlerësuar raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian.
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...