Kurti: Tradhtia ndaj populli sot përveç emrit të Thaçit e Veselit e ka marrë edhe emrin e Haradinajt

19:25 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Albin Kurti, lideri i Lëvisjes Vetëvendosje i ka quajtur tradhtarë të gjithë deputetët që e kanë votuar sot marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ai thotë se së pari do të duhej të bëhej korrigjimi i marrëveshjes dhe më pas miratimi i saj.

“Shumica dërrmuese e Vetëvendosjes ose u arrestuan ose u përjashtuan padrejtësisht. Njëherësh është dashur të bëhej korrigjimi e më pas miratimi i marrëveshjes së demarkacionit. Është dashur që Qeveria të rifillojë bisedimet me Malin e Zi. Kollçaku është përjashtuar pa qenë fare në një prej rasteve në Kuvend. Kjo është tejet e paskrupullt. Veseli është njeriu më i gabuar për të udhëhequr një institucion të shtetit tonë”, është shprehur Kurti.

“Tradhtia ndaj populli sot përveç emrit të Thaçit e Veselit e ka marrë edhe emrin e Haradinajt e që besa edhe të deputetëve të tjerë të cilët kush me një sy e me dy sy e votuan një marrëveshje e cila i përngjanë shumë situatës së pranverës së vitit 1989 atëherë kur dedelegatët më së paku përfaqësonin popullin e më së shumti regjimin”. shtoi Kurti.

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi u miratua me 80 vota pro e 11 kundër.

Direkt nga Kuvendi i Kosovës

Posted by Arbresh.info on Mittwoch, 21. März 2018

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme