Marco Asensio ka refuzuar për të hedhur poshtë mundësinë që Neymar t’i bashkohet atij në Real Madrid derisa gjiganti spanjoll vazhdon punën për të siguruar një marrëveshje me yllin e PSG-së.
Presidenti i klubit, Florentino Perez dëshiron të nënshkruaj me ish sulmuesin e Barcelonës këtë verë pavarësisht se ende nuk ka kaluar një sezon i plotë nga transferimi i tij në Paris Saint Germain, transmeton portali arbresh.info.
Neymar besohet se dëshiron të largohet nga klubi aktual për shkak se është i frustruar me jetën në Liga 1 dhe Asensio beson se transferimi i tij në Bernabeu është një mundësi. Duke folur për Neymarin, Asensio ka thënë për ‘El Larguero’:
“Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Ai e ka demonstruar këtë në Barcelonë dhe në Paris Saint Germain. Do të shohim nëse do të ndodhë që të takohemi [në skuadrën e njëjtë]”
Përveç Neymarit, Asensio ka folur gjithashtu për dy nga yjet më të mëdhenj në botë, bashkëlojtarin e tij – Cristiano Ronaldon dhe rivalin Lionel Messsin, i cili ka dërguar Barcelonën në krye të tabelës me 15 pikë më shumë se Real Madridi në La Liga.
“Çdo vit, ata janë në një nivel impresiv”, ka thënë Asensio. “Messi dhe Cristiano janë në një nivel të mrekullueshëm, por Ronaldo është ai në të cilin unë jam i fokusuar, ai është pranë meje”
Asensio aktualisht është duke u stërvitur me Spanjën para miqësore të profilit të lartë kundër Gjermanisë të premten dhe Argjentinës të martën./arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele