Haradinaj sërish kotet në Kuvend

18:18 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj qe dy ditë ka mbetur pa gjumë siç duket, shkruan arbresh.info.

Kjo pasi që ai sot sërish është parë duke u kotur në kolltukun e tij në Kuvendin e Kosovës.

Ai dje ka thënë se është mësuar në Hagë gjatë fjalimeve të gjata që të bëjë një sy gjumë.

Kujtojmë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje sërish kanë gjuajtur gaz lotsjellës për herë të katërt, duke pamundësuar votimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme