Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, ka komentuar hedhjen e gazit lotsjellës për katër herë radhazi në sallën e Kuvendit
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se sot po flet gazi e dhuna, derisa po u mohohet deputetëve e drejta e fjalës.
“Dje u bënë mbi 500 minuta fjalë, e sot na ka kaplu heshtja e mjerimit, po flet dhuna, po flet gazi, po mohohet e drejta e deputetit me shpreh i lirë dhe në kushte normale mendimin e vet. Nuk po them se cila anë ka të drejtë, por një gjë dihet se në demokracitë parlamentare vendos mendimi i shumicës. Kosova do ta gjejë rrugën, ajo ka kalu momente edhe më të rënda”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi