Delawie: Dua t’i shoh deputetët e Listës Serbe duke votuar

17:25 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është kthyer sërish në Kuvend, raporton arbresh.info.

Ai është shprehur i zhgënjyer me Lëvizjen Vetëvendosje për të cilën ka thënë se po e përdor dhunën për të penguar demokracinë. Më tej Delawie ka shprehur shpresën e tij që do të kthehen deputetët dhe të votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

 “Sikurse premtova ja ku jam sërish, më duhet të them që jam i zhgënjyer që një parti po e përdor dhunën për të penguar demokracinë, shpresoj që deputetët do të kthehen sa më shpejt në Kuvend për të votuar PRO marrëveshjes së Demarkacionit, do të doja të shihja deputetët e Listës Serbe për të votuar marrëveshjen që është qartazi në të mirë edhe të komunitetit të tyre, Kosova duhet të bëjë përparim”, ka thënë Delawie para mediave.

Tanimë deputetët e VV-së kanë hedhur gaz lotsjellës për herë të katërt duke e penguar sërish mbajtjen e votimi./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1730879983643753/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme