Google ADS

Cili është Parlamenti më i vështirë për ta udhëhequr?

16:52 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeparlamentari i Shqipërisë, Gramos Ruqi, tha se konsideron që në kategorinë e Parlamenteve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, më i vështiri për ta drejtuar është ai i Maqedonisë.

Këtë ai e tha në forumin e organizuar nga BIRN dhe Interneës Kosova që mblodhi tre Kryeparlamentarët shqiptarë, Gramos Ruqin, Talat Xhaferin dhe Kadri Veselin.

“Më i vështiri për tu drejtuar Parlamenti i Maqedonisë, pastaj i Kosovës dhe i treti i Shqipërisë. Sepse dy të parët kanë përbërje ndëretnike, pse e vendosa Maqedoninë të parën, është shumë e vështirë që përfaqësuesi i 25 për qind të popullsisë të drejtoj 75 për qindësin tjetër të popullsisë”, tha Ruqi.

Ai po ashtu tha se mazhoranca është më e vështira në Maqedoni.“E dyta është më e vështirë mazhoranca edhe në Maqedoni edhe në Kosovë kurse në Shqipëri është më e lehtë”, tha Ruqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme