Anthony Joshua dëshiron të shijoj një dekadë mbizotërimi dhe më pas të largohet në mënyrë elegante nga boksi pa u mposhtur nga loja e famshme.
Kampioni për pesha të rënda në IBF dhe WBA do të jetë një hap më afër largimit pas vetëm 21 ndeshjeve nëse ai mposhtë kampionin në WBO, Josep Parker, më 31 mars, transmeton portali arbresh.info.
Debutimi i tij në boksin profesional erdhi në tetor të vitit 2013, gjë që do të thotë që tifozët kanë rreth pesë vite të mbetura për të shijuar djaloshin e artë.
“Jam duke u përpjekur për të arritur në një kohë në jetë kur unë nuk do të kem më asnjëherë nevojë për sportin”, ka thënë Anthony Joshua për ‘talkSPORT’. “Ju duhet t’ia ktheheni shpinën përndryshe [boksi] do t’i përtyp dhe do t’iu hedh jashtë më pas. Kam dhjetë vite për të krijuar atë trashëgimi. Kur të mbaroj, unë do të largohem me dashamirësi”
“Ju harrojnë me lehtësi. Ne nisim nga zero, ne bëhemi heronj por më pas taksitë nuk na presin më, kafet nuk bëhen më për ju dhe veturat nuk dërgohen më për ju”
“Unë nuk dua të kem atë uri për atë famë”
Pavarësisht se i ka vendosur tashmë një kohë karrierës së tij, Joshua është në mënyrë psikike i përgatitur për ndeshjen kundër të pamposhturit Joseph Parker./arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...