Ky është momenti kur u rrah reperi Fero

17:00 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, është rrahur dhe kërcënuar me armë në njërën prej qendrave tregtare në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Gazeta Online Insajderi ka siguruar një video ekskluzive të rrahjes së reperit 18-vjeçar në Prishtinë. Videoja dëshmon se Fero është sulmuar nga katër persona, të cilët e gjuajnë me shqelma dhe grushte reperin nga Gjilani.

Grupi prej katër personave që sulmoi Feronit Shabanin, nuk janë kapur ende nga Policia e Kosovës.

Sulmi thuhet të ketë ndodhur pas mesnatës kur Fero doli nga kinemaja në një prej qendrave të njohura tregtare.

Reperi besohet se ka pësuar lëndime të lehta, teksa gjatë incidentit ka pasur edhe dëme materiale.

Por, Fero nuk pranon të jetë sulmuar, ndonëse është vërshuar nga komentet e fansave duke e pyetur e disa të tjerë duke u tallur për sulmin ndaj tij. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ai ka thënë se nuk ka pësuar lëndime.

“Live studio vendi i parë po vjen kena me ja u djeg krejt vendi’ tha Fero.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme