Ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se po priten lajme të mira që të hapen dyer për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Pacolli në rrjetin social facebook ka shkruar se pas takimit me Komisionerin për Punë të Brendshme të BE-së, Dimitri Avramopoulos ky i fundit i kishte thënë Pacollit se do të ishte i lumtur nëse do të vendoste firmën për vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Statusi i plotë:
Me Avramopoulos…
Po presim lajme të mira që të hapim dyert për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Do isha i lumtur nëse do vendosja firmën për vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”, më tha Komisioneri për Punët e Brendshme të BE-së, Dimitri Avramopoulos, gjatë takimit,sot ne Bruxelles.
Situata në parlament u diskutua gjatë. Kosova është në qendër të Ballkanit dhe ne nuk duam një riballkanizim të rajonit, por duam që Kosova të jetë flamur i integrimit europian, pohoi ai. I thashë se pas 3 vjetësh bllokimi, Kosova pritet ta votojë demarkacionin dhe do doja t’ju ftoja ta festonim lajmin së bashku me të rinjtë e vendit tim.
Kushtet e BE-së, nuk janë për të mirën tuaj, por për tonën dhe unë jam fans i madh i integrimit europian.
Si vende të vogla ne nuk mund të mbijetojmë në botën e sotme- i thashë Komisionerit për punët e Brendshme, sot gjatë një takimi në Bruksel.
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...