The Independent: Gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës

14:08 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Gazi lotsjellës është hedhur në Parlamentin e Kosovës nga partia opozitare, në përpjekje për të penguar votimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Prestigjiozja britanike “The Independent” shkruan se Partia Vetëvendosje ka përdorur gaz lotsjellës në ndërtesën e Kuvendit derisa votimi po niste, duke detyruar kështu deputetët që të lëshonin sallën, transmeton Arbresh.info.

120 deputetët e parlamentit të Kosovës do të votonin me dy të tretat e votave për të ratifikuar marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015 mes Kosovës e Malit të Zi./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme