Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se VV është e bindur që Kosova humb territor me marrëveshjen e nënshkruar me Malin e Zi për demarkacionin.
Haxhiu ka thënë se demarkacioni nuk është votuar deri më tani pikërisht për shkak të rezistencës së Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Arbresh.info.
“Edhe para tri viteve kemi vepruar njësoj, sot nuk flitet për ato veprime por ne për shkak të rezistencës që kemi pasur në Kuvend. Demarkacioni nuk kalon dhe u bë mirë që u ndërpre seanca”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka shtuar se është e bindur që Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk do ta votoj demarkacionin.
“Unë jam e bindur që ata nuk do ta përkrahin marrëveshjen e demarkacionit. Ata janë të bindur se Kosova humb territor”, ka thënë Haxhiu./Arbresh.info
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju