Deliu-Kodra: Janë siguruar 80 vota, veprimet e VV-së të ulëta dhe të turpshme

12:25 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka treguar vetën sot edhe njëherë.

Deliu-Kodra ka thënë se PDK është e vendosur që kësaj çështjeje t’i shkoj deri në fund pavarësisht zhvillimeve, shkruan Arbresh.info.

“PDK është e vendosur që kësaj çështje t’i shkoj deri në fund dhe ne pavarësish zhvillimeve do të vazhdojmë seancën dhe do të votojmë pro marrëveshjes jetike për qytetarët e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje veproi në mënyrën më të ulët dhe më të turpshme. Janë siguruar votat e nevojshme”, ka thënë ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme