Robert Lewandowski është i zgjedhur i Real Madridit për ta udhëhequr vijën e sulmit sezonin e ardhshëm, me trajnerin Zinedine Zidane që tashmë e ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij.
Madridi ka arritur marrëveshje në parim me agjentin e sulmuesit polak, izraelitit Pini Zahavi, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.
Sulmuesi i Bayern Munich i mbush 30 vjet në gusht prandaj ky është treni i tij i fundit për Madrid.
Reali ende nuk e ka kontaktuar klubin gjerman, i cili duhet theksuar se nuk dëshiron ta lejojë top golashënuesin e vet të largohet, edhe pse besohet se një çmim prej afro 100 milionë euro mund ta bindë gjiganti gjerman
Infeksionet e veshit/ Faktet dhe zgjidhjet natyrale
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një universitet në Georgia...
Hamza nga Malisheva: Së bashku do të angazhohemi që Kosovën ...
Presidentja e Gjeorgjisë mesazh pro-evropian në mitingun e o...
Nënkoloneli Joseph Twigg merr Komandën Rajonale të KFOR-it n...
Elbasan Rashani shënon gol në fitoren e Elches