Policia jep detaje rreth rrahjes së Feros

11:22 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Mbrëmë pak para mesnatës është sulmuar fizikisht reperi Fero.

E rastin për arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Në orën 23:50 kemi pranuar informatë për një përleshje në lagjen Veternik në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar viktima mashkull F.Sh 20 vjeç, është sulmuar fizikisht”, ka thënë Ahmeti.

U fol se Fero ka marrë edhe lëndime trupore, e këtë e ka konfirmuar edhe policia.

” Rasti është inicuar si lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim prone pasi që gjatë përleshjes është dëmtuar një derë e një objekti”, ka shtuar tutje Ahmeti.

E rreth këtij rasti ka reaguar edhe menaxheri i Feros, Met Elshani, i cili ka thënë se Fero nuk ka pasur lëndime trupore.

“E vërtetë që mbrëmë pesë persona kanë sulmuar Feron por falë ndërhyrjes së producentit Zap nuk ka ndodhur asgjë serioze do të thotë nuk ka pasur asnjë lëndim trupor. Sulmi ka qenë i organizuar, policia po merret me rasti’”, ka shkruar Mehmet Elshani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme