Serbia nuk do të bashkohet me Bashkimin Evropian përpara Shqipërisë, edhe pse Beogradi është caktuar kandidat i parë në radhë për anëtarësim, ka thënë kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Siç shkruan Politico.eu, përcjell Telegrafi, Komisioni Evropian ka deklaruar muajt e fundit se është i hapur edhe një herë për pranimin e shteteve të reja anëtare nga Ballkani Perëndimor.
Ndërrimi i tonit nga Brukseli u ndoq nga një periudhë e “plogështisë së zgjerimit”, gjatë të cilës BE-ja ishte e konsumuar me kriza të brendshme dhe u përball me një goditje nga Evropa Perëndimore për imigrimi nga shtetet e reja anëtare nga lindja.
Zyrtarë të BE-së kanë filluar që të vënë në pah qëndrimin se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor do të përmirësojë stabilitetin dhe sigurinë e bllokut, duke ngritur standardet e demokracisë së BE-së dhe rendin e ligjin në një zonë të ndjeshme e përçarë nga lufta e viteve të 90-ta.
Komisioni e ka cilësuar Serbinë, vendin më të populluar në Ballkanin Perëndimor dhe fqinjin e saj më të vogël Malin të Zi si kandidatët e parë në procesin e pranimit.
Gjithashtu ka thënë se të dy vendet, të cilat tashmë janë në mes të negociatave për anëtarësim, mund të bashkohen me BE deri në vitin 2025.
E Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë të marrin dritën e gjelbër për të filluar bisedimet për anëtarësim në muajt e ardhshëm.
Të dy vendet parashikojnë që Komisioni do të deklarojë në prill se ata kanë përmbushur kushtet për të filluar.
Pastaj deri në qershor Këshilli Evropian do të vendosë se a do të kenë mundësi apo jo këto dy vende të kandidimit në BE.
Në këtë drejtim, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bruksel ka thënë për “Politico” se beson shumë që raporti i Komisionit do të jetë pozitiv.
Diplomatët shqiptarë thonë se e kanë identifikuar Francën dhe Gjermaninë, fuqitë më të mëdha të BE-së dhe Holandën, kryeministrja e të cilit vend, Mark Rutte, ka shprehur skepticizëm rreth zgjerimit – si vende për të cilat duhet të punuar, pra për t’u marrë një vendim pozitiv nga Këshilli.
“Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE përpara Shqipërisë. Kjo është diçka që e dimë me siguri”, citohet të ketë thënë Rama.
“Serbia duhet të kalojë nëpër procesin e dhimbshëm të njohjes së Kosovës ose të paktën [zgjidhjen] e problemit të Kosovës”, ka shtuar ai.
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë