Vritet bombarduesi i Teksasit

09:54 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Bombarduesi i Austinit është qëlluar për vdekje, pasi policia tentoi ta arrestojë.

I dyshuari detonoi një mjet shpërthyes para se të nisnin të shtënat me armë, sipas KVUE, transmeton portali arbresh.info

LEXO EDHE: Eksplodon paketa në ndërtesën e FedEx në Teksas

Departamenti i Policisë së Austinit tha se ishin duke punuar në një rast me të shtëna ku përfshihej një oficer në afërsi të autostradës, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kujtojmë se në një distancë kohore prej tre javësh kanë ndodhur pesë shpërthime bombash artizanale në Austin të Teksasit, ku kanë mbetur dy persona të vdekur e dy të lënduar./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/3430419593684431/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme